Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare
2022-09-09 14:28:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë britanike, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare, njoftoi të enjten Pallati "Buckingham". "Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite," tha Pallati në një deklaratë.

Varrimi i mbretëreshës pritet të bëhet brenda rreth dhjetë ditësh. Trupi i saj do të transportohet në një procesion nëpër Londër përpara se të vendoset në "Westminster Hall" në ndërtesën e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ku publiku dhe personalitetet mund të bëjnë nderimet e tyre.

Funerali i saj do të mbahet në "Westminster Abbey", ku pritet të mblidhen dhjetëra mijë veta. Ajo ditë nuk do të jetë zyrtarisht pushim, edhe pse në orën 12 do të mbahen dy minuta heshtje.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Djali i mbretëreshës Elizabeth II, Çarls, mori fronin si mbreti i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, së bashku me gruan e tij Kamila si bashkëshorte mbretëreshë.

Liz Truss, kryeministrja e re britanike, e quajti mbretëreshën Elizabeth "shkëmbin mbi të cilin u ndërtua Britania moderne".

Në tetor 1986, mbretëresha Elizabeth II u bë monarku i parë britanik që vizitoi Kinën. (Artan/Fani)