Kërkesa globale për energji, Putin: Rusia, e gatshme të bashkëpunojë me çdo vend
2022-09-09 12:23:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me çdo vend, veçanërisht në kontekstin e një kërkese globale në rritje për energji, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

Duke folur në Forumin e 7-të Ekonomik Lindor (EEF), Putin tha: “Duke marrë gaz natyror nga Rusia gjatë dekadave, ekonomitë e vendeve kryesore europiane kanë pasur avantazhe të dukshme konkurruese. Nëse besojnë se nuk kanë nevojë avantazhe të tilla, kjo nuk na shqetëson, sepse kërkesa për burime energjetike në botë është e madhe”, raportoi “Xinhua”.

Putin përsëriti se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me çdo vend të gatshëm, duke theksuar se shumë vende janë të interesuara të punojnë me Rusinë.

Tema kryesore e Forumit të 7-të katërditor të EEF-së, zhvilluar në qytetin lindor të Rusisë, Vladivostok, ishte: “Në rrugën drejt një bote multipolare”.

E nisur në vitin 2015, EEF-ja ka shërbyer si një vend i rëndësishëm për dialogun midis politikanëve, drejtuesve të biznesit dhe ekspertëve për zhvillimin e Lindjes së Largët dhe bashkëpunimin rajonal. (Irma)