“The Guardian”: Çështja më serioze në SHBA, pabarazia e pasurisë
2022-09-08 10:39:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe politike në Shtetet e Bashkuara janë nivelet e jashtëzakonshme të të ardhurave dhe pabarazisë së pasurisë, thuhet në një artikull të gazetës britanike “The Guardian”, përcjell “Xinhua”.  

Bernie Sanders, senator amerikan dhe kryetar i Komitetit të Buxhetit të Senatit, ngriti shqetësime serioze në një opinion të botuar nga gazeta, në lidhje me rënien afatgjatë të klasës së mesme amerikane dhe evolucionin oligark në Shtetet e Bashkuara.  

“Tani kemi më shumë pabarazi në të ardhura dhe pasuri se në çdo kohë në njëqind vitet e fundit. Në vitin 2022, tre multimiliarderë zotërojnë më shumë pasuri se gjysma e shoqërisë amerikane, rreth 160 milionë amerikanë. Sot, 45 për qind e të gjitha të ardhurave të reja shkon në 1 përqindëshin më të lartë dhe CEO-t e korporatave të mëdha bëjnë një rekord 350 herë më shumë sesa fitojnë punëtorët e tyre”,- thuhet në artikull.  

Ndërkohë, ndërsa të pasurit bëhen shumë më të pasur, familjet e punëtorëve vazhdojnë të luftojnë, tha ai.  

“Sot, gjysma e njerëzve mezi mbijetojnë dhe pavarësisht nga puna e një jete të tërë, gjysma e amerikanëve të moshuar nuk kanë kursime dhe nuk kanë asnjë ide se si do të jenë në gjendje të dalin në pension me dinjitet. Ndërsa 55 për qind e të moshuarve po përpiqen të mbijetojnë me të ardhura më pak se 25.000 dollarë në vit”,- thuhet në artikull. (Elona)