Pllaka fildishi 2700-vjeçare zbulohen në Jerusalem
2022-09-07 10:21:08
Foto nga VCG
Arkeologët kanë zbuluar një koleksion të rrallë dhe prestigjioz të pllakave të dekoruara prej fildishi rreth 2700 vjet të vjetra.
Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) njoftoi se pllakat e fildishit u zbuluan mes rrënojave të një ndërtese pallati në zonën arkeologjike të qytetit të Davidit në Jerusalem, përcjell “Xinhua”.
Gjatë gërmimit, ekipi gjeti 1500 fragmente fildishi, të cilat ishin mbetjet e të paktën 12 pllakave të vogla katrore, 5 cm të gjata dhe 5 mm të trasha.
Fildishi konsiderohej si një nga lëndët e para më të shtrenjta në botën e lashtë, madje më me vlerë se ari. (Elona)
Lajmet Kryesore