Çmimi i gazit natyror rritet me 25%, pas mbylljes së “Nord Stream 1”
2022-09-06 11:47:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimi ndërkombëtar i gazit natyror në tregun e referencës evropiane, TTF holandez (Title Transfer Facility), është vendosur në 265 euro për megavat orë termike, duke u rritur me 25% në baza ditore, njofton “RTSH”.

Rritja erdhi pasi “Gazprom” njoftoi për një mbyllje të pacaktuar të gazsjellësit “Nord Stream 1”.

Fillimisht firma shtetërore ruse e energjisë “Gazprom” njoftoi se tubacioni i gazit “Nord Stream 1” ishte planifikuar të mbyllej për tre ditë, por më pas njoftoi se ai do të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar derisa të rregullohen rrjedhjet.

Reagimi rus vjen pasi Bashkimi Europian lajmëroi se po përgatitet të diskutojë një kufizim çmimi për blerjet e gazit rus. Ky plan do të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Energjisë të BE-së më 9 shtator. (Fatosi)