Sektori i dërgesave ekspres në Kinë vazhdoi rritjen në gusht
2022-09-06 11:44:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i korrierëve të Kinës vazhdoi rritjen në gusht, tregoi indeksi mujor i industrisë i publikuar të hënën, njofton “Xinhua”.

Indeksi i zhvillimit të dërgesa ekspres të Kinës për gushtin arriti në 311, me një rritje prej 12.9 për qind nga muaji në muaj, njoftoi Zyra Shtetërore e Postës.

Nënindeksi për shkallën e zhvillimit u rrit 4.7 për qind nga një vit më parë dhe u vlerësua se rreth 9.6 miliardë pako u dorëzuan muajin e kaluar.

Zyra Shtetërore e Postës ia atribuoi rritjen në sektorin e korrierëve në gusht rifillimit të shërbimeve të dërgesave në qendrat e korrierëve të prekura më parë nga shpërthimet e Covid, sezonit të pikut për shitjet e produkteve bujqësore dhe promovimit të platformave të tregtisë elektronike.

Ndërkohë, nënindeksi për kapacitetin e zhvillimit u rrit me 6.2 për qind nga viti në vit, duke treguar përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të dërgesave të shpejta të Kinës dhe efikasitetin e ofrimit. (Fatosi)