Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-presidentit Mikhail Gorbachev
2022-09-05 11:35:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mijëra qytetarë rusë bënë homazhe për Mikhail Gorbachev, liderin e fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, për të nderuar kujtimin e tij si “një paqebërës”, që sipas tyre çmontoi totalitarizmin dhe u dha lirinë, shkruan “CGTN”.

Gorbachev, lideri i ish-Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1991, ndërroi jetë të martën në moshën 91-vjeçare.

Trupi i tij u vendos në Sallën e Madhe të Kolonave në qendër të Moskës, sipas traditës së udhëheqësve të mëparshëm sovjetikë, duke përfshirë Vladimir Leninin dhe Josif Stalinin.

I rrethuar nga roje nderi me pushkë të regjimentit elitar të Kremlinit, me 54 llambadarë të sallës që lëshonin vetëm një shkëlqim të zbehtë, trupi i ish-presidentit Gorbachev prehej në arkivol, ndërsa në mur ishte vendosur një portret gjigant bardhezi i tij. (Fatosi)