IAEA: Centrali bërthamor Zaporizhzhia humbet sërish linjën kryesore të jashtme të energjisë
2022-09-05 10:32:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë ka humbur edhe një herë lidhjen me linjën e fundit kryesore të jashtme të energjisë elektrike, por objekti vazhdon të furnizojë me energji elektrike rrjetin përmes një linje rezervë, njofton “Xinhua”.

Ekspertëve të agjencisë të stacionuar në uzinën e Zaporizhzhia-s iu tha nga stafi ukrainas të shtunën se linja e katërt e objektit, e cila është gjithashtu e fundit ende funksionale, linja e energjisë 750 kilovolt ishte në ndërprerje. Një incident i ngjashëm ndodhi javën e kaluar mes sulmeve pranë uzinës.

Tre linjat e tjera kryesore të jashtme të energjisë humbën më herët gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë, sipas një deklarate të IAEA-së.

Termocentrali tani po mbështetet në një linjë rezervë, e cila lidh objektin me një termocentral aty pranë, për të ofruar energji elektrike në rrjetin e jashtëm. Linja rezervë mund të sigurojë gjithashtu energji rezervë për centralin nëse është e nevojshme, bëri të ditur IAEA, duke theksuar se vetëm një nga gjashtë reaktorët e uzinës në Zaporizhzhia mbeti në funksion.

Shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi të premten se gjashtë anëtarë të misionit të ekspertëve të agjencisë mbetën në uzinën Zaporizhzhia, duke përfshirë katër që do të largohen javën e ardhshme dhe dy të tjerë që do të qëndrojnë atje si prania e vazhdueshme e agjencisë në një afat më të gjatë.

Sipas IAEA-së, ekspertët do të kryejnë punë të detajuar dhe të vazhdueshme për të vlerësuar dëmtimin fizik të objekteve të uzinës, për të përcaktuar funksionalitetin e sistemeve kryesore dhe rezervë të sigurisë dhe do të vlerësojnë kushtet e punës së stafit, përveç kryerjes së masave urgjente.

Impianti i Zaporizhzhia, një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë, është kontrolluar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit, por stafi i tij ukrainas ka vazhduar ta operojë atë. (Fatosi)