MJK: Ndihma e Kinës për vendet e Paqësorit Jugor ka arritur përparime
2022-09-05 21:14:39

Shumë prej projekteve të Kinës për të ndihmuar vendet ishullore të Paqësorit Jugor kanë arritur përparim të rëndësishëm, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë shtypi të hënën.

Spitali i provincës Enga në Guinenë e Re Papua, Parku i Miqësisë Kinë-Samoa në Samoa dhe projekte të tjera kanë përfunduar me sukses dhe janë dorëzuar, tha Mao.
Projektet e tjera, si rinovimi i Parkut Rinor të Kiribatit, ndërtesa e konviktit e Universitetit Kombëtar të Ishujve Solomon dhe faza e parë e projektit të Rrugës së Ishujve të Rrëshajëve në Vanuatu kanë filluar, shtoi ajo.

Në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet ishullore të Paqësorit Jugor, Kina ka ngulur në këmbë gjithmonë në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, hapjen e gjithëpërfshirjen, theksoi Mao, duke shtuar se ndihma për vendet ishullore është e sinqertë dhe pa asnjë kusht politik.

Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin pragmatik me vendet ishullore në fusha të ndryshme, duke sjellë më shumë përfitime konkrete për popujt e këtyre vendeve, shtoi ajo.(Xu Guang)