NASA shtyn nisjen e dytë për misionin në Hënë të Artemis I
2022-09-05 11:26:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

NASA shtyu përpjekjen e saj të dytë të nisjes së misionit hënor Artemis I, për shkak të një problemi të rrjedhjes, njofton “Xinhua”.

Artemis I është testi i parë i integruar i sistemeve të eksplorimit të hapësirës së thellë të NASA-s, duke përfshirë anijen kozmike Orion, një raketë të Sistemit të Nisjes Hapësinore dhe sistemet tokësore në Qendrën Hapësinore “Kennedy” në Florida.

Përpjekja e dytë e lëshimit ishte caktuar për të shtunën, pasi përpjekja e parë e planifikuar fillimisht për 29 gusht u anulua për shkak të një problemi me motorin.

“Gjatë provave u shfaq një rrjedhje në anën e furnizimit të shkëputjes së shpejtë, në përpjepje për të transferuar karburantin në raketë. Ekipet u përpoqën të rregullonin një problem në lidhje me një rrjedhje në harduerin që transferonte karburantin në raketë, por dështuan”,- shkroi NASA në “Twitter”.

Testi i fluturimit Artemis I është një mision pa ekuipazh rreth Hënës që do të hapë rrugën për një test fluturimi me ekuipazh dhe eksplorimin e ardhshëm njerëzor të Hënës si pjesë e programit hënor “Artemis” të NASA-s. (Fatosi)