Pekini do të ndërtojë një bazë ruajtjeje për pandat
2022-09-04 18:00:16

foto nga CMG

Pekini ka nënshkruar marrëveshje për të ndërtuar një bazë ruajtjeje për pandat gjigante në distriktin Fangshan në Jugperëndim të qytetit, duke synuar përparime të reja teknologjike në mbarështimin e kafshëve të rralla, bën të ditur “China Daily”.

Baza e pandave në Pekin nën kujdesin e Qendrës së Konservimit dhe Kërkimit për Panda Gjigante do të vendoset në qytezën Qinglonghu, duke zënë 133 hektarë. Ajo do të ketë funksione integruese të mbarështimit të pandave gjigante, kërkimit shkencor dhe edukimit.

foto nga CMG

foto nga CMG

Sipas autoriteteve lokale, qyteza Qinglonghu ka mjedisin e shkëlqyer ekologjik për ruajtjen e pandave gjigante, gjë që do të zgjerojë në mënyrë efektive hapësirën e jetesës së pandave gjigante.

Baza gjithashtu do të ndihmojë edhe për kërkimin shkencor, do të ndihmojë talentet dhe burimet e tjera për të arritur përparime teknologjike në mbarështimin, shpëtimin dhe aspekte të tjera të pandave gjigante. (Irma)