Sektori i prodhimit të informacionit elektronik të Kinës sheh një zgjerim të qëndrueshëm
2022-08-31 14:59:13

nga VCG

nga VCG

Industria e prodhimit të informacionit elektronik në Kinë raportoi një zgjerim të qëndrueshëm në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare të martën.

Firmat kineze të prodhimit të informacionit elektronik, secila me të ardhura vjetore kryesore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.91 milionë dollarë amerikanë), panë një rritje prej 9.8 për qind të vlerës së shtuar totale të tyre në periudhën janar-korrik, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Këto firma raportuan gjithashtu një rritje prej 7.1 për qind nga viti në vit në vlerën totale të ofrimit të eksporteve dhe një zgjerim prej 7.9 për qind nga viti në vit në të ardhurat e kombinuara të funksionimit gjatë periudhës, përcjell “Xinhua”.

nga VCG

nga VCG

Ndërkohë, industria shënoi rritje të shpejtë të investimeve, me investimet e saj në aktive fikse që u rritën me 18.6 për qind nga viti në vit në shtatë muajt e parë të 2022-shit. (Elona)