Gushti i sivjetshëm do të shënohet patjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Agjentët e FBI-së bastisën papritur shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump, gjë që ky i fundit e quajti "gjueti të pastër shtrigash". Ndërsa administrata e presidentit Biden u shpreh se nuk kishte dijeni për operacionin e FBI-së.
Kjo ngjarje ka shënuar një rekord të ri në konfliktin dypartiak në ShBA, duke pasqyruar goditjet e ndërsjella ndërmjet "gomarit" dhe "elefantit", siç quhen dy partitë kryesore amerikane, për zgjedhjet e mesit të mandatit. Lidhur me këtë, në një artikull të revistës britanike "The Economist" vihet në dukje se polarizimi i luftës partiake, acarimi i ndarjeve shoqërore e përshkallëzimi i konfliktit politik mund të tundin themelet e ShBA-së.