Ceremoni për Florian Markun në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
2022-08-28 13:43:03

Florian Marku (Foto:ATSH)

Florian Marku (Foto:ATSH)

Paraditen e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt një pritje për kampionin e botës në boks, Florian Marku. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili paraprakisht ftoi qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni në nderim të një tjetër krenarie kuqezi, kampionit që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës. Boksieri shqiptar Florian Marku u shpall të enjten fitues i ndeshjes në “Air Albania” përballë kundërshtarit meksikan, Miguel Parra Ramirez. Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra Ramirez. Marku vazhdon dominimin në ringun profesionist, ku nuk njeh humbje.