Kina jep 1.46 miliardë dollarë për mbrojtjen e prodhimeve të drithërave në vjeshtë
2022-08-27 13:52:31

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria kineze e Financave caktoi 10 miliardë juanë, ose afro 1.46 miliardë dollarë amerikanë, fonde qendrore për të mbështetur zbutjen e ndikimeve të thatësirës dhe prodhimin e drithërave në vjeshtë.

Rreth 6.5 miliardë juanë do të përdoren për administrimin e ujit dhe lehtësimin e thatësirës për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm për banorët dhe ujitjen buqësore.

Ndërsa 3.5 miliardë juanë të tjerë do të shfrytëzohen për korrjen e drithërave të vjeshtës. Fondet do të përdoren kryesisht për të përkrahur bujqit e prekur nga thatësira të blejnë karburant, pesticide, farëra e materiale të tjera për të rifilluar prodhimin bujqësor, si edhe për të subvencionuar kimikatet që shtojnë rezistencën e bimëve ndaj thatësirës.

Gjithashtu, ministria është duke nxitur edhe organet e pushtetit vendor të shpërndajnë në kohë fondet, të forcojnë menaxhimin e të kryejnë si duhet punën kundër thatësirës dhe për prodhimin e drithërave.(Zhang Yan/Artan)