Vala e të nxehtit rekord në Evropë, vera normale deri në vitin 2035
2022-08-27 11:36:43

Foto:Vilanova de Sau, Spanjë, 20 gusht, 2022(Foto:VCG)

Foto:Vilanova de Sau, Spanjë, 20 gusht, 2022(Foto:VCG)

Vala e të nxehtit rekord që përfshiu Evropën këtë vit do të bëhet vera "mesatare" deri në vitin 2035, edhe nëse të gjitha vendet reduktojnë emetimet e gazrave serrë me aq sa janë zotuar, sipas një analize nga Qendra Hadley e Met Office në Mbretërinë e Bashkuar, cituar nga RTSH.  

Duke marrë një pamje më afatgjatë, analiza zbuloi se një verë mesatare në Evropën Qendrore deri në vitin 2100 do të ishte më shumë se 4 gradë më e nxehtë se sa ishte në epokën para-industriale. Shkencëtarët tani thonë se të gjitha valët e të nxehtit mbajnë gjurmët e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, të shkaktuara kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

"Këto të dhëna shërbejnë si një kujtesë urgjente e nevojës që vendet të shkojnë përtej kontributeve të tyre të përcaktuara në nivel kombëtar të zotuara deri më tani në bazë të Marrëveshjes së Parisit, e cila synon të kufizojë ngrohjen globale nën 1.5°C nëse është e mundur", thuhet në njoftimin e Qendrës Hadley e Met Office.