Hekurudha Etiopi-Xhibuti fillon dërgesën e automjeteve
2022-08-27 13:07:51

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Hekurudha Etiopi-Xhibuti e ndërtuar nga Kina filloi të enjten dërgimin e automjeteve nga portet në Xhibuti në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, shkruan Xinhua. Ngarkesa e parë e automjeteve mbërriti në stacionin e mallrave Indode në periferi të Addis Ababa. Një ceremoni e veçantë u mbajt në stacion për të shënuar mbërritjen e dërgesës së parë. Abdi Zenebe, shefi ekzekutiv (CEO) i Kompanisë Hekurudhore Etiopia-Xhibuti (EDR), përgëzoi masën, duke theksuar se do të ndihmojë në realizimin e aspiratave kryesore të hekurudhës në drejtim të lehtësimit të sistemit të transportit të Etiopisë.

 Duke vënë në dukje lëvizjen e madhe të mallrave të importuara nga portet në Xhibuti në Etiopinë qendrore dhe artikujt e eksportuar nga Etiopia në pjesën tjetër të botës nëpërmjet porteve në Xhibuti, Zenebe tha se dërgesa e parë e makinave nga Xhibuti në Etiopi nënkupton angazhimin e EDR për të diversifikuar shërbimet e saj të transportit. Hekurudha standarde 752,7 km Etiopi-Xhibuti, e njohur gjithashtu si hekurudha Addis Ababa-Xhibuti, e kontraktuar nga China Rail Engineering Corporation (CREC) dhe China Civil Engineering Construction Corporation (CCECC), është hekurudha e parë ndërkufitare në Afrikë.