Kina ngjitet në vendin e parë për artikujt shkencorë të cituar
2022-08-27 13:47:29


Foto:VCG

Foto:VCG

Për herë të parë, Kina zuri vendin e parë në numrin e artikujve shkencorë më të cituar, një matës kyç ky për ndikimin në fushën e kërkimeve, raportoi revista “Science”.

“Ky gur kilometrik ofron dëshmi të re që fusha e studimeve në Kinë, e njohur për sasinë e rritjes, po ngrihet në të njëjtën kohë edhe në cilësi,” thuhet një raport të publikuar në “Science” nga një institut japonez.

Për këtë raport, Instituti Kombëtar i Politikave të Shkencës dhe të Teknologjisë i Japonisë (NISTEP) analizoi 1 % të artikujve shkencorë më të cituar. 

      Nëpërmjet përdorimit të një metode të quajtur “përllogaritja thyesore”, NISTEP vërtetoi se Kina zinte 27.2 % të artikujve shkencorë më të cituar në vitet 2018, 2019 dhe 2020, në krahasim me 24.9 % të ShBA-së.

Në raport cilësohet se Kina ka pasur rritje “të spikatur” në prodhimin e artikujve shkencorë më të cituar, duke vërë re se njëzet vjet më parë, ajo renditej vetëm në vendin e 13-të sipas metodës së “përllogaritjes thyesore”.(Artan)