Pabarazia ndërmjet të pasurve e të varfërve shkakton normalizimin e krimit në ShBA
2022-08-26 11:51:11

Mediat amerikane raportuan së fundmi se më 16 gusht në mëngjes herët, dhjetëra njerëz plaçkitën një dyqan në Los Anxhelos. Sipas gazetës "New York Times", shumë prej tyre madje as nuk morën mundimin të mbulonin fytyrën.

Në analizën e "New York Times"-it thuhet se thellimi i hendekut të pabarazisë ndërmjet të pasurve e të varfërve në ShBA po shkakton normalizimin e krimit. Raporti i fundit nga Këshilli për Drejtësi Penale i ShBA-së tregon se në 29 qytetet e mëdha amerikane të vëzhguara, krimet e grabitjes në gjysmën e parë të këtij viti u rritën me 19 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa të vjedhjes me 20 %.