AP:Mbi 70 % e amerikanëve mendojnë se ligjet e armëve duhet të jenë më të rrepta
2022-08-25 15:12:02

Foto: VCG

Agjencia e lajmeve "The Associated Press" (AP) njoftoi të martën se, sipas një sondazhi të bërë nga Shkolla e Politikave Publike "Harris" e Universitetit të Çikagos dhe AP, 71 % e amerikanëve mendojnë se ligjet e armëve duhet të jenë më të rrepta. Sulmet me armë të ndodhura kohët e fundit kanë bërë që publiku t'i kushtojë rëndësi problemit të dhunës me armë. Sipas sondazhit,afro 80% e amerikanëve mendojnë se numri i rasteve të dhunës me armë po rritet në mbarë ShBA-në.

Në një njoftim të uebsajtit të revistës "Time" thuhet se, kur bëhet fjalë për kontrollin e armëve, prodhuesit e armëve në ShBA luajnë kartën e punësimit, por ata shpesh bëjnë bllof. Ndërsa prodhimi i armëve kontribuon për më pak se 10 % të vendeve të punës në ShBA, politikanët amerikanë shpesh lavdërojnë vendet e punës të krijuara prej tij. Prodhuesit e armëve po kërcënojnë qeverinë se do të zhvendosin fabrikat dhe do të pakësojnë vendet e punës në disa shtete që synojnë të miratojnë ligje për kontrollin e armëve dhe shtetet më në fund kanë bërë kompromis me prodhuesit e armëve, në përpjekje për t'i mbajtur prodhuesit e për të kënaqur publikun.