Kryediplomati kinez merr pjesë në pritjen për 30-vjetorin e marrëdhënieve Kinë-Kore e Jugut
2022-08-25 16:39:47

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u bëri thirrje Kinës dhe Koresë së Jugut të ndërthurin strategjitë e tyre të zhvillimit dhe të thellojnë bashkëpunimin në fusha si prodhimi i teknologjisë së lartë, të dhënat e mëdha dhe ekonomia e gjelbër.

Gjatë pjesëmarrjes të enjten në një pritje për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Koresë së Jugut, Wang i nxiti të dy palët që të kundërshtojnë shkëputjen, të ruajnë sistemin e tregtisë së lirë dhe të mbrojnë zinxhirët industrialë dhe furnizues.

Ambasadori i Koresë së Jugut në Kinë tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të thellojë partneritetin e bashkëpunimit strategjik dhe të zgjerojë më tej interesat e përbashkët me Kinën.(Xu Guang)