Të korrat e grurit në Gjermani po rriten pavarësisht thatësirës
2022-08-25 16:51:31

Foto:VCG

Të korrat e grurit në Gjermani në vitin 2022 u rritën me pothuajse 2 për qind nga viti në vit në rreth 43 milionë tonë, pavarësisht thatësirës në vazhdim, sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga Shoqata Gjermane e Fermerëve (DBV) të martën.  Për shkak të efekteve të ndryshimit të klimës, vëllimet e të korrave në vitin 2022 mbetën dukshëm nën mesataren prej 45.6 milionë tonësh për vitet 2014 deri në 2021-shin, citon “Xinhua” raportin.

Kulturat e vjeshtës, si misri dhe panxhari i sheqerit kanë vuajtur masivisht në rajonet e prekura nga thatësira, tha presidenti i DBV, Joachim Rukwied. Për këto kultura priten humbje të konsiderueshme të rendimentit. Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë tha për “Xinhua” se pasojat e krizës klimatike po shfaqen në fusha. Sipas tij, për të siguruar furnizimin, është e rëndësishme të mbështeten fermerët në përshtatjen ndaj kushteve të ndryshuara klimatike.

Të mbjellat në Gjermani janë goditur nga një kombinim i temperaturave mbi mesataren dhe orëve me diell, si reshje të pakta shiu që nga maji, tha Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i vendit.

Thatësira e zgjatur në shumë rajone të vendit tregon edhe një herë se fermerët po i ndiejnë efektet e ndryshimeve klimatike. (Elona)