Festa e Varkës së Dragoit

2020-06-24 17:32:23 CRI Komenti juaj Printoni

I. Paraqitje e shkurtër

Festa e Varkës së Dragoit kremtohet më 5 maj sipas kalendarit bujqësor kinez. Sivjet kjo festë bie të enjten, më 25 qershor.

Kjo festë tradicionale kineze, që quhet edhe festa "Duanwu", ka lindur në shenjë përkujtimi për poetin patriot të Kinës së lashtë, Qu Yuan (340-278 para erës sonë). Pra, ajo ka një histori mbi 2000-vjeçare.

Festa e Varkës së Dragoit e ka origjinën në krahinat jugore të Kinës dhe është më e përhapur në provincat Jiangsu, Zhejiang, Guangdong dhe Fujian.

Traditat kryesore të kësaj feste janë ngrënia e zongzi-ve, një gatesë me oriz veshtullor e me mbushje të ndryshme, dhe Gara e Varkës së Dragoit.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore