Festa e Varkës së Dragoit

2020-06-24 17:32:23 CRI Komenti juaj Printoni

II. Burimi dhe historia

Pse kremtohet festa "Duanwu"? Në të kaluarën, kjo ishte një ditë e shëndetit, kur njerëzit përdornin bimë mjekësore për largimin e sëmundjeve dhe viruseve.

Lidhur me burimin e kësaj feste, versioni më i përhapur ka lidhje të ngushtë me Qu Yuan-in (340-278 para erës sonë), poetin e madh patriot të Periudhës së Mbretërive Ndërluftuese. Në shenjë përkujtimi të këtij poeti, që vdiq më 5 maj, njerëzit e kremtojnë këtë festë në mënyra të ndryshme.

Si një ministër i mbretërisë Chu, një nga shtatë Mbretëritë Ndërluftuese, Qu Yuan-i nuk e realizoi propozimin për reformë politike, u hoq nga posti dhe u dëbua. Më vonë, kur mori vesh se mbretëria Chu u mposht nga mbretëria Qin, poeti, shumë i dëshpëruar dhe i hidhëruar, u hodh në lumin Miluo më 5 maj.

Si një poet, Qu Yuan-i shkroi shumë vepra për të shprehur kujdesin dhe devotshmërinë për vendin e tij dhe vlerësohet si një nga poetët më të mëdhenj në historinë kineze. Vepra e tij përfaqësuese është poema "Lisao". Kjo vepër poetike me 2 400 fjalë është më e gjata ndër poemat lirike në letërsinë klasike kineze.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore