Numri i vdekjeve të infermierëve nga COVID-19 është dyfishuar muajin e kaluar

2020-06-04 10:27:26 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se 600 infermierë në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19.

Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve thotë gjithashtu se rreth 450 000 punonjës shëndetësorë janë prekur nga virusi në nivel global.

Sipas kësaj organizate, shifrat tregojnë se vdekjet janë rritur më shumë se dyfish muajin e kaluar, nga 260 që ishin në 6 maj.

Shkalla e infeksionit ndryshon shumë midis vendeve, nga 1 për qind në Singapor në 30 për qind në Irlandë.

Spanja dhe Gjermania kanë regjistruar një numër të ulët të vdekjeve të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pavarësisht shkallës së lartë të përhapjes së epidemisë në këto vende.

Shifrat bazohen në të dhënat e mbledhura nga më shumë se 30 vende.

Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve përfaqëson 130 shoqata kombëtare dhe më shumë se 20 milionë infermierë të regjistruar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore