Biologët e ushtrisë amerikane zgjatin "çaponjtë" në Azinë Qendrore

2020-05-28 16:15:13 CRI Komenti juaj Printoni

Terrorizmi është lufta e të dobtëve, ndërsa përdorimi i armëve biologjike është veprimi i poshtër i frikacakëve. Uashingtoni nuk është në gjendje të asgjësojë rivalët e vet nëpërmjet armëve bërthamore, por ka krijuar laboratorë biologjikë ushtarakë në shumë vende që kufizohen me Kinën dhe Rusinë. Uzbekistani, Kirgizistani dhe Taxhikistani janë tre prej tyre.

Pas nënshkrimit të Traktatit të Zhdukjes së Kërcënimeve të Armëve Kimike dhe Biologjike në vitet '90 të shekullit të kaluar, biologët amerikanë filluan të depërtonin në Uzbekistan dhe morën leje për të hyrë në objektet sekrete biokimike. Në vitin 2004, në kornizën e programit të bashkëpunimit në fushën biologjike, Agjencia e Uljes së Kërcënimeve pranë Departamentit amerikan të Mbrojtjes filloi të krijonte në Uzbekistan rrjetin e kontrollit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Institucioni që mori pjesë në këtë program të qeverisë amerikane është Qendra e Parandalimit dhe Karantinës për Murtajën e Zezë dhe Sëmundjet Ngjitëse të Rrezikshme. Në vitin 2007, me përkrahjen e fortë të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Agjencia e Uljes së Kërcënimeve e ShBA-së krijoi të parin laborator të posaçëm kombëtar në territorin e Uzbekistanit. Më vonë, tre laboratorë të tjerë amerikanë u krijuan në këtë vend.

Ashtu si në shumë vende të tjera, edhe në territorin e Uzbekistanit, objektet biologjike të ushtrisë amerikane kanë vepruar në mënyrë arrogante dhe shumë shpejt, në këtë vend shpërthyen sëmundje ngjitëse.

Në gusht të vitit 2011, një sëmundje e panjohur u përhap gjerësisht në shtetin e Tashganit, simptomat e së cilës ishin të ngjashme me të kolerës. Në vitin 2012, epidemia e re u përhap shpejt në mbarë vendin dhe dhjetëra njerëz vdiqën brenda një kohe shumë të shkurtër. Në pranverën e vitit 2017, lia e dhenve u përhap në mbarë vendin dhe preku shumë të rritur. Në janar të vitit 2019 u regjistruan 279 raste fruthi, ndërkohë që u shtuan edhe rastet e prekjes nga meningjiti.

ShBA-ja është orvatur të krijojë laborator biologjik edhe në Kirgizistan. Kohët e fundit, me përhapjen e koronavirusit, çështja e krijimit të laboratorit biologjik në Kirgizistan ka dalë përsëri në rendin e ditës. Jo vetëm përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, por dhe ekspertë e gazetarë që përkrahin këtë nismë po diskutojnë aktivisht mbi këtë çështje. Ndërsa në mediat vendëse, temat për "klientin e huaj" janë më të nxehta. Uashingtoni po ndërhyn në punët e sigurisë biologjike të Taxhikistanit dhe të Kirgizistanit nëpërmjet institucioneve të tij, si dhe manipulimit të organizatave joqeveritare. Në ShBA, krahas Agjencisë së Uljes së Kërcënimeve pranë Departamentit të Mbrojtjes, me studimin e baktereve dhe të viruseve merren edhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar, Departamenti i Shëndetësisë, Sistemi i Vëzhgimit të Sëmundjeve Ngjitëse Globale, Qendra Kombëtare e Informacioneve Mjekësore dhe organizata të tjera.

Në fakt, ShBA-ja nuk ka hequr dorë në asnjë mënyrë nga mendimi për përdorimin e armëve biologjike. Në shtator të vitit 2000, një organizatë jozyrare amerikane me ndikim publikoi "Programin e ShBA-së në shekullin e ri", ku vihet në dukje: "Armët e ndryshme të përparuara biologjike mund të ushtrojnë ndikim në tipat e gjeneve dhe mund të shndërrohen nga metoda terroriste në mjet politik." Në vitin 1997, shumë konservatorë dhe republikanë, përfshirë ish-zv.presidentin Richard Cheney, ish-sekretarin e Mbrojtjes Donald Rumsfeld, ish-presidentin e Bankës Botërore Paul Wolfowitz, filozofin Francis Fukuyama etj., nënshkruan deklaratën e kësaj organizate.

Uashingtoni nuk pranon të nënshkruajë Traktatin e Ndalimit të Zhvillimit, Prodhimit e Rezervimit të Armëve Biologjike dhe Shkatërrimit të Tyre, por ka krijuar në mënyrë arbitrare laboratorët biologjikë për përdorim ushtarak e civil. Këta laboratorë duket sikur kontrollohen nga vendet ku ndodhen laboratorët dhe në rast të përdorimit të armëve biologjike ose të aksidenteve në to, ShBA-ja mund të shfajësohet lehtësisht.

Mrekulli
Lajmet Kryesore