Ndërprerja e marrëdhënieve ekonomike kino-amerikane do ta dëmtojë konkurrencën e ShBA-së

2020-06-05 17:13:41 CRI Komenti juaj Printoni

"E shkëputur nga Kina, a është ShBA-të e gatshme të paguajë për këtë?"

Kjo pyetje u paraqit në artikullin e 3 qershorit të "Wall Street Journal"-it, i cili paralajmëroi se ndërprerja e zinxhirit të furnizimit dhe marrëdhënieve arsimore mes Kinës dhe ShBA-së do të dëmtojë seriozisht konkurrencën e vetë ShBA-së.

Ditët e fundit, disa politikanë amerikanë kanë predikuar vazhdimisht për "ndërprerjen e marrëdhënieve ekonomike kino-amerikane" dhe "largimin e zinxhirit industrial të Kinës".

Por sipas analistëve ekonomikë, këto opinione janë ëndrra me sy hapur. Zinxhiri industrial global është krijuar sipas kërkesave dhe furnizimeve tregtare. Ndërmarrjet ndërkombëtare shpërndanë burimet globale sipas ligjeve tregtare dhe ekonomike, me qëllim të realizimit të interesave më të mëdha. Këto elemente nuk mund të drejtohen nga politikanët amerikanë.

Sipas një profesori në Singapor Zheng Yongnian, ndërmarrjet amerikane morën më shumë interesa në sistemin e tanishëm të zinxhirit ndërkombëtar dhe ndërprerja e marrëdhënieve ekonomike kino-amerikane do të prishë ekuilibrat. Çdo ndërmarrje duhet të marrë parasysh problemin e kostos të shkaktuar nga "ndërprerja e marrëdhënies ekonomike" me Kinën. Sipas artikullit të "Wall Street Journal"-it, ShBA-së i nevojiten zinxhirët e furnizimit në Kinë për maskat apo iPhone. Ndërmarrjet kineze janë klientët kryesorë të sektorëve tekniko-shkencorë. Studentët kinezë që studiojnë në ShBA furnizojnë me shifra marramendëse sistemin arsimor amerikan. Nëse nxitet "ndërprerja e marrëdhënieve kino-amerikane", ShBA-ja duhet të shtojë investimet për studimet universitare, konsumuesit amerikanë duhet të paguajnë më shumë për zinxhirët e furnizimit.

Një problem më i madh është humbja e tregut gjigant të Kinës me potenciale të pakufizuara.

Sipas raportit nga grupi "Rongding", nën ndikimin negativ të pandemisë, në tremujorin e parë të këtij viti, investimet e ndërmarrjeve amerikane në Kinë arritën në 2.3 miliardë dollarë, shifër kjo pak më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Sipas këtij raporti, "kompanitë amerikane nuk e morën parasysh uljen e investimeve të tyre në Kinë." Përveç kësaj, struktura ekonomike e tanishme amerikane nuk ka shumë vende pune në prodhim. Në gjysmën e shekullit të kaluar, ShBA-ja u zhvillua nga një vend industrial në një vend ku mbizotërojnë shërbimet. Në ShBA ka një mungesë talentesh të fushës së prodhimit, prandaj nëse rindërtohet industria e prodhimit do jetë shumë e vështirë gjetja e punonjësve të kualifikuar. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore