2020-06-05 11:18:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Vdekja e afroamerikanit George Floyd ka ngjallur kritika nga liderët afrikanë për diskriminimin racial në Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat ka shprehur kundërshtimin e fortë ndaj praktikave të vazhdueshme diskriminuese ndaj qytetarëve afroamerikanë në ShBA.
Ai i kërkoi qeverisë amerikane të intensifikojë përpjekjet për të eleminuar të gjitha format e diskriminimit racial.
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën t'i japin fund dhunës raciale, kudo që të ndodhë.
Ramaphosa pritet të nisë sot një fushatë antiracizmi të së Premtes së Zezë në Afrikën e Jugut, për të shprehur solidaritet me amerikanët që protestojnë kundër racizmit.
Liderë nga Gambia, Uganda, Namibia dhe Zimbabve kanë kërkuar gjithashtu nga ShBA-ja të trajtojë çështjet themelore të të drejtave të njeriut, si liria, dinjiteti dhe barazia.
Deri tani janë organizuar protesta para ambasadave amerikane në Kenia dhe Afrikën e Jugut.
Protestuesit kanë hedhur parulla si "Jetët e zeza kanë rëndësi" e "Ndal dhunës policore" dhe i kanë bërë thirrje qeverisë amerikane të trajtojë çështjet raciale të rrënjosura thellë. (Fang Xiaoyu)