Zëdhënësi: Legjislacioni i sigurisë kombëtare për Hong-Kongun, "shumë i domosdoshëm"

2020-05-22 09:43:44 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë njoftuar se ligjvënësit kombëtarë do të shqyrtojnë një projektvendim për krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor në Hong-Kong, për të ruajtur sigurinë kombëtare.

Projektvendimi do të paraqitet si mocion dhe do të diskutohet gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP).

Zëdhënësi i Komitetit të Përhershëm të AKP-së Zhang Yesui shprehet:

"Në sfondin e rrethanave dhe nevojave të reja, AKP-ja po ushtron pushtetin e vet të parashikuar në kushtetutë për të vendosur dhe përmirësuar në nivel shtetëror një kornizë ligjore dhe mekanizëm zbatimi për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe për të mbështetur dhe përmirësuar kornizën institucionale të 'Një vend, dy sisteme'. Kjo është plotësisht e nevojshme. "

Paraqitja e projektligjit bëhet teksa Hong-Kongu u përfshi në trazira të zgjatura vitin e kaluar.

Zhang-u thotë se këto trazira kanë nxjerrë në pah të metat ligjore e mangësitë e masave zbatuese në Hong-Kong, në lidhje me sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, zëdhënësi tha se Pekini i kundërshton projektligjet negative lidhur me Kinën, të propozuara nga disa anëtarë të Kongresit të ShBA-së mbi pandeminë e COVID-19.

Ai shtoi se Kina nuk do të pranojë kurrë padi ose kërkesa për kompensim, duke u shprehur se marrëdhëniet kinezo-amerikane tani janë në një pikë kritike dhe është e rëndësishme që të dy palët të këmbëngulin në moskonfrontimin, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore