2020-06-10 11:53:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam tha se rajoni i posaçëm administrativ nuk mund të durojë më "kaos".
Ajo u shpreh se paqja dhe qëndrueshmëria janë të rëndësishme për banorët e Hong-Kongut.
Lam theksoi se Hong-Kongu është ende një qendër ekonomike dhe se qeveria do të marrë masa të ndryshme për shtimin e vendeve të punës.
Qeveria e rajonit planifikon t'u japë para banorëve mbi 18 vjeç. Secili prej tyre do të marrë 10 mijë dollarë hongkongas, ose afro 1 300 dollarë amerikanë, duke filluar nga 8 korriku.
Lam deklaroi gjithashtu se pagat e të gjithë të emëruarve politikë do të bllokohen për një vit qysh nga korriku. (Wang Lei)