2020-06-15 11:53:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritete kineze kanë pezulluar fluturimet e kompanisë ajrore kineze "China Southern Airlines" nga Daka, kryeqyteti i Bangladeshit, për në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore, pasi 17 udhëtarë në një fluturim të 11 qershorit u diagnostikuan me COVID-19.
Pezullimi do të zgjasë katër javë, duke filluar nga 22 qershori.
Ky është pezullimi i parë pasi Administrata e Aviacionit Civil e Kinës nisi një politikë shpërblimi dhe pezullimi në fillim të këtij muaji.
Nëse numri i udhëtarëve për në Kinë që testohen pozitivë arrin në pesë, fluturimi do të pezullohet për një javë, ndërsa nëse shkon deri dhjetë veta, pezullimi do të zgjasë katër javë. (Fang Xiaoyu)