PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japonezi Nitaguchi dhe mirënjohja për nënën kineze
2015-08-24 14:44:44 CRI Komenti juaj Printoni

Studim me kafshë për parandalimin e tërmeteve

Zyra e Shërbimit Sizmologjik në qytetin kinez të Nanjingut ka transformuar 7 kafshë në stacione sizmike, duke i monitoruar nga afër sjelljen e tyre. Kjo bëhet për parashikimin e tërmeteve kanë shpjeguar sizmologët për median vendëse "Modern Express".Ky eksperiment kryhet në Parkun Ekologjik të Banqiaos me një sipërfaqe prej 14.6 hektarësh ku ndodhen 2 mijë pula, 200 kuaj, peshq por edhe kafshë të tjera që me sjelljen e tyre ndihmojnë sizmologët të parashikojnë lëkundjet e tërmetit.Kontrolli i kafshëve bëhet dy herë në ditë nga punonjësit e shërbimiz sizmik. Ekspertët e sizmologjisë po analizojnë sjelljet jonormale të kafshëve që paralajmërojnë një tërmet të mundshëm. Kjo nuk është një metodë e re në Kinë, pasi edhe në vitin 2010 në kopshtet zoologjike të Guangzhout dhe Shenzhenit u paralajmëruan sjellje jo të zakonëshme të kafshëve në paralajmërim të një tërmeti të rregjistruar në atë periudhë.

Kafshë të ndryshme që paralajmërojnë tërmetin bëhen mjaft të ndjeshme ndaj infratingujve, por jo ndaj ndryshimeve të tjera të mjedisit apo klimës, thotë eksperti Shen Zhijun nga Kopshti Zoologjik Hongshan në Nanjing. Ai thotë se ky kopësht zoologjik nuk është përfshirë në listën e stacioneve të monitorimit të sjelljeve të kafshëve, pasi këtu janë të shumtë vizitorët e përditshëm dhe është gati e pamundur të kontrollohet sjellja e kafshëve. Ndërsa shefi i Zyrës sizmologjike të Nanjingut, Zhao Bing është i mendimit se kafshët shtëpiake dhe atë që rriten nëpër ferma bujqësore janë më të lehta për tu monitoruar lidhur me paralajmërimin e tërmeteve të mundshëm. Për një monitorim sa më cilësor këto ferma duhet të ndodhen larg fabrikave dhe minierave.

Në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar rreth 58 lloje kafshësh u analizuan si paralajmëruese të tërmeteve.

Në këtë grupim u përfshinë kafshë shtëpiake por edhe të egra, si qen, mace, panda, peshq, gjarpërinj, minj, deri edhe bletë dhe studimi i krye nga Instituti i Zoologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Kinës. Nga studimi u vu re se minjtë dhe gjarpërinjtë janë ndër kafshët më të ndjeshme ndaj tërmeteve kjo edhe për faktin se kanë kontakt më të madh me tokën. Por studimi thotë se kafshët trupvogla janë paralajmëruese më të mëdha të tërmeteve. Sipas studjuesve 6 javë para tërmetit shkatërrues në Yingkou të provincës verilindore të Kinës në vitin 1975 gjarpërinjtë braktisën foletë e tyre dhe e njejta situatë u përsërit para tërmetit në Tangshan të provicës kineze veriore Hebei para një tërmeti ku minjtë u panë të braktisnin foletë e tyre.(Eda Merepeza)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China