20150824Hotpot02 |
"Nëse nëna ime kineze nuk do të më kishte birësuar nuk do të isha këtu sot. Ajo më shpëtoi jetën dhe më rriti. Unë nuk do ta harroj kurrë shpirtmadhësinë e saj" me këto fjalë plot emocion është shprehur japonezi Nitaguchi Kunihiro gjatë një interviste për "People's Daily".
Mijëra fëmijë japonezë u braktisë nga pushtuesit japonezuë në Kinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Nitaguchi ishte njeri prej tyre.
Në fillim të viteve 30-të të shekullit të kaluar prindërit japonezë të Nitaguchit erdhën në Kinën verilindore. I ati punonte në një zyrë poste ndërsa e ëma punonte si rrobaqepëse në shtëpi.
Në vitin 1939, lindi në Kinë fëmija e çiftit japonez, Nitaguchi. Ishte kohë lufte dhe i ati i tij u detyrua të kryente shërbimin ushtarak në forcat japoneze dhe vdiq në prag të kapitullimit të Japonisë. Mijëra japonezë u braktisën nga pushtuesit në Kinë, përfshirë dhe familjen e djalit të vogël Nitaguchi. Së bashku me të ëmën djali i vogël jetonte në ambjentet e një shkolle në kushte varfërie dhe të ftohti. Në ato vite të vështira Nitaguchi, humbi të ëmën.
Edhe djali i vogël nisi të humbte shpresën për mbijetesë, derisa një grua kineze e birësoi atë. Ai ishte shumë i dobët fizikisht si pasojë e urisë. Për ti dhënë fuqi nëna kineze blinte oriz dhe e ushqente djalin japonez, ndonëse çmimet e ushqimeve në kohë lufte ishin shumë të larta. Atëkohë të ushqeheshe me oriz konsiderohej si një ushqim mjaft i rëndësishëm për trupin e njeriut.
Nitaguchi kujton se familja kineze ishte e varfër por prindërit përpiqeshin shumë për të ushqyer fëmijët. Ata e dërguan në shkollë djalin japonez dhe e mbronin atë në çdo rast kur fëmijët e tjerë e ngacmonin. Nitaguchi ka treguar për medien kineze se ndonëse nëna e tij birësuese kineze nuk kishte shkuar asnjëherë në shkollë, me ndihmën e saj ai arriti të pranohej në universitet në vitin 1960.
Në atë periudhë ishin të paktë ata që studjonin në universitet. Pas vdekjes së babait birësues në vitin 1961, kushtet ekonomike u vështirësuan shumë. Nitaguchi vendosi të linte studimet universitare për të ndihmuar familjen ekonomikisht. Por nëna e tij kineze nuk pranoi në asnjë mënyrë këtë vendim të tij. Nigatuchi mbaroi shkollën dhe kujton se vdekja e nënës së tij birësuese nënga një sëmundje zemre në vitin 1975, ishte një nga ngjarjet më të trishtuara të jetës së tij.
Në vitin 1989, Nitaguchi u kthye në atdheun e tij Japoni. Çdo vit ai vjen në Kinë për të vizituar varrin e nënës birësuese. Ai thotë se për aq kohë sa do të gëzojë shëndet ai do të vijë çdo vit në Kinë për të vizituar nënën. Madje ai premton se kur të mos jetojë më, fëmijët e tij do të vijnë të vizitojnë varrin e nënës së tij të dashur. Japonezi Nitaguchi uron që marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje të jenë sa më të mira dhe shpreson se qeveritarët japonezë do të kërkojnë falje për krimet e luftës së pushtuesve japonezë në Azi gjatë Luftës së Dytë Botërore.