PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një verë fantastike
2014-11-03 10:25:48 CRI Komenti juaj Printoni

Babai i saj tregon për mediat se sëbashku me gruan kishin planifikuar këtë udhëtim, që vajza të arrinte të bëhej e pavarur. "Ajo do të rritet një ditë, si gjithë tëtjerët, ndaj ne po e ndihmojnë në rrugën e saj të rritjes, thotë i ati.

Në korrik të këtij viti, babai i vajzës Liu dhe i vëllai nisën udhëtimin e tyre nga Handan.

Vajza e vogël teksa bënte autostop në rrugë dukej disi e trembur dhe e pasigurtë, pavarësisht se disa metra më tej ndodhej i ati.

"Më vinte turp kur u nxirrja dorën makinave dhe u kërkoja të më çonin deri në një destinacion të caktuar. Por gjithmonë shoferët ishin të sjellshëm me mua", tregon volëgushja 9 vjeçare.

I ati tregon se vajza e tejkaloi shpejt ndrojtjen dhe nisi të tregohej më e afërt dhe më guximtare në bashkëbisedim me të huajt Edhe vetë vogëlushja tregon se pasi kapërceu momentet e ndrojtjes ajo tani ka fituar më shumë energji pozitive në komunikimin me njerëzit e panjohur.

Vajza kujton me shumë emocion një natë ndërsa kishte rënë mbrëmja dhe bashkë me të atin prisnin në anë të udhës për ndonjë makinë, më në fund arriti një makinë dhe shoferi i saj, ndonëse udhëtonte në drejtim të kundërt, këmbënguli që ti shoqëronte deri në destinacion. Ky gjest vajzës i ka mbetur në mendje.

Planet për udhëtime të reja

9 vjeçarja Liu Zimo dhe i ati kanë udhëtuar pa paguar me rreth 37 makina në 7 provinca të Kinës, thjesht duke bërë autostop dhe duke përshkuar një distancë prej rreth 4 mijë km gjatë udhëtimit të tyre.

Sfida më e madhe e udhëtimit të tyre ndodhi në provincën Guizhou. Papritmas vajza pati temperature të lartë dhe i ati vendosi të blinte biletë treni për tu kthyer në shtëpi. Por vajza këmbënguli që donte të vazhdonte udhëtimin e saj ashtu siç e kishte nisur. Liu dhe babai i saj u kthyen në shtëpi shëndoshë e mire më 29 korrik.

Kështu me afrimin e shtatorit dhe nisjen e vitit të ri shkollor për 9 vjeçaren kineze Liu mbaroi aventura verore. Për herë të parë në jetën e saj ajo komunikoi si e rritur dhe provoi emocione të shumta gjatë udhëtimeve në këmbë apo me makina të rastit në rrugët e ndryshme të Kinës. Me siguri këto udhëtime kaq të veçanta Liu ja ka treguar shokëve dhe shoqeve të klasës.

Tashmë prindërit janë bindur se vajza e tyre është një anëtare e denjë e ekipit familjar në udhëtimet në këmbë nëpër atdhe. Por ata bashkë me vajzën e tyre të pasionuar kanë planifikuar destinacionin e ardhshëm. Prindërit kanë planifikuar që të udhëtojnë me këmbë apo mjete të rastit në vendet fqinje në juglindjen e Azisë.

Me siguri do të përjetojnë një eksperiencë fantastike, që do ti njohë me shumë qytete e fshatra, njerëz dhe miq të rinj, por dhe do ti kalisë më tepër fizikisht, duke i nxitur për udhëtime të reja. (Eda Merepeza)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China