20141103Hotpot2 |
Pushimet e kësaj vere kanë qenë vërtet të paharruara për 9 vjeçaren kineze Liu Zimo, nga Handani, qytet në provincën Hebei.
Prindërit e saj të pasionuar pas ecjeve të gjata në këmbë kanë përshkruar aktualisht me këmbë 7 provinca të vendit , ndër të cilat Henan, Hubei, Hunan, Guizhou, Sichuan, Chongqing dhe Shanxi.
Vajza e vogël deri tani ka realizuar 4000 kilometra udhëtim e shoqëruar nga i ati, i cili garanton dhe sigurinë e saj. Ideja për një udhëtim të pavarur u lindi prindërve të vajzës, pasioni më i madh i të cilëve janë këto lloj udhëtimesh. Ndaj dhe vajza u ngjan atyre.
Vogëlushja tregon se ka shumë kureshtje për të vizituar zonat malore të Kinës. Bashkë me prindërit planifikuan udhëtimin me këmbë në disa rajone malore në jug-perëndim të vendit, në provincën Guizhou , gjatë periudhës së pushimeve të vajzës.
Aventurë apo kalitje ?
Prindërit vendosën ti krijonin së bijës mundësinë të mësonte karakteristikat e udhëtimit. Pavarësia e vajzës gjatë udhëtimin ishte motivi i këmbënguljes së prindërve në realizimin e kësaj aventure.
Sipas tyre vajza do të fitonte hap pas hapi pavarësinë, duke pyetur vetë kalimtarët e rastit për drejtimin e udhës, të blinte vetë ushqimin, të studjojnte terrenin dhe madje të kujdesesh dhe për strehimin gjatë udhëtimit. Sikur të ishte vetëm fare në këtë eksperiencë kaq interesante.