PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biletat e shtrenjta të trenave Pekin-Guangzhou
2013-01-14 20:27:18 CRI komenti juaj Printoni

Sipas profesorit Zhao, megjithëse çmimet e biletave për trenat e shpejtësisë së lartë në Kinë janë më të larta në krahasim me ato të trenave që operojnë në hekurudhat e zakonshme, të parët sërish do të shënojnë humbje. Kur u vendosën standardet teknologjike për trenat e shpejtësisë së lartë dhe pozicioni në treg ishte i mirëpërcaktuar, çmimet gjithashtu u caktuan. Pyetja që shtrohet tani është, sipas profesorit Zhao, se pse nuk pati diskutime të gjera dhe të mëtejshme për standarded teknologjike dhe pozicionin e tregut që në fillim në ndërtimit të linjës së trenave të shpejtësisë së lartë.

Aktualisht në Kinë, punëtorët emigrantë dhe studentët janë udhëtarët më të shpeshtë me trena, të ndjekur nga turistët dhe biznesmenët, ndaj shumica e udhëtarëve që përdorin trenat, janë të ndjeshëm ndaj çmimeve të larta të biletave.

Për shkak të kësaj, trenat që operojnë nga Wuhani drejt Guangzhout, pjesë kjo e hekurudhës që u kompletua dhe u vu në përdorim shumë më herët nga linja Pekin-Guangzhou, shpeshherë janë me vagonë bosh.

Pavarësisht se çmimet e larta të biletave nuk mund të mbulojnë koston e funksionimit, pasagjerët ende ankohen për çmimet e pabërballueshme.

Qiu Baochang, një avokat nga Pekini, i specializuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, thotë se situata është krijuar nga transparenca e pamjaftueshme e strategjisë për vendosjen e çmimeve.

Sipas tij, bëhet fjalë për vendosjen e çmimeve vetëm nga njëra anë, pa patur konsultime me publikun.

Shumë njerëz thonë se autoritetet duhet të mendojnë edhe njëherë për programin e ndërtimit të hekurudhave për trenat e shpejtësisë së lartë, pasi marrja e huave nga bankat dhe ndërtimi i hekurudhave të shtrenjta, së shpejti mund të krijojë probleme. Kostoja financiare më pas transferohet te pasagjerët, paga mesatare e të cilëve po rritet shumë më ngadalë në krahasim me rritjen e shpejtë të çmimit të biletave të çdo klasi në trena.

Analistët thonë se vetëm kur çmimet e biletave të jenë të pranueshme për shumicën e udhëtarëve, atëherë trenat e shpejtësisë së lartë do të kenë një efekt pozitiv në promovimin e rritjes ekonomike lokale. Në të kundërt, këto trena, nuk do të arrijnë t'ia dalin dot që të mbijetojnë. (Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China