PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Po ecim në një rrugë më të gjerë bashkëpunimi"
2012-10-02 18:46:39 CRI komenti juaj Printoni

Së bashku me shkëmbimet ekonomiko-tregtare dhe tekniko-shkencore, janë shtuar edhe ato turistike. Gjithnjë e më shumë turistë kinezë po shkojnë në vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Ish-kryeministri serb Mirko Cvetkovic u shpreh: "Mënyra e njohjes midis popullit kinez dhe atij serb kufizohet kryesisht tek librat. Për të njohur njëri-tjetrin në mënyrë të thellë, duhet të shkosh dhe të shohësh me sytë e tu." Në këtë drejtim, turizmi luan një rol të pazëvendësueshëm.

Disa muaj para pushimeve njëjavore në Kinë me rastin e Ditës Kombëtare (1 Tetorit), shumë kinezë fillojnë të planifikojnë vizitat turistike që do të bëjnë gjatë këtyre pushimeve. Xiao Yu është një prej tyre. Pasi ka vizituar Europën Perëndimore, Azinë Lindore dhe Azinë Jugore, ai ka vendosur që vizitën e ardhshme ta bëjë në Europën Qendrore dhe Lindore.

"Për mua, vizita në Europën Qendrore dhe Lindore do të jetë udhëtimi i përjetësimit. Dëshiroj të njoh nga afër vendin ku lindi shkrimtari Franc Kafka që shkroi "Metamorfozën", të jetoj në mjedisin ku u rrit 'Urithi' i filmit vizatimor çek, të këndoj një herë 'Bella ciao' të filmit të ish-Jugosllavisë 'Ura'".

Vitet e fundit, kur agjencitë turistike po ofrojnë më shumë itinerare të reja në Azinë Lindore e Jugore, Europën Perëndimore, Australi etj., vëmendjen e qytetarëve kinezë po e tërheqin edhe vizitat turistike në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Që prej vitit 2003, kur Hungaria e Kroacia u bënë destinacione të turistëve kinezë, gjithnjë e më shumë vende të Europës Qendrore e Lindore janë shndërruar në destinacione turistike, duke i bërë më të larmishme alternativat e turistëve kinezë.

Ndërkohë, për të shtuar shkëmbimet përkatëse, qeveria kineze ka organizuar një sërë panairesh nëpërmjet të cilave shoqëritë turistike të vendeve të Europës Qendrore e Lindore mund të promovohen në Kinë. Gjatë vënies në zbatim të marrëveshjeve të arritura në Samitin e Varshavës, Kina po përpiqet të hapë më shumë linja të drejtpërdrejta ajrore me vendet e Europës Qendrore e Lindore. Zv.drejtorja e Zyrës së Nxitjes së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Drejtorinë Kombëtare të Turizmit të Kinës u shpreh se:

"Tani kemi vetëm një linjë të drejtpërdrejtë midis Pekinit dhe Varshavës. Do të ftojmë ministrat e turizmit të 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të Kinës që do të mbahet në tetorin e sivjetshëm. Shpresoj se qarqet turistike do të forcojnë njohjen e ndërsjellë."

Sipas të dhënave statistikore, vitin e kaluar gati 750 mijë turistë kinezë vizituan vendet e Europës Qendrore e Lindore. Ndërkohë, 230 mijë shtetas të këtyre vendeve erdhën në Kinë për turizëm. Edhe pse shifra të tilla kanë pasur rritje të dukshme, të dyja palët, ku jetojnë përkatësisht 120 milionë dhe 1.3 miliard banorë, kanë edhe mjaft hapësira për të shfrytëzuar.

Në të vërtetë, popujt e Europës Qendrore e Lindore kanë kureshtje dhe etje për ta njohur Kinën, sidomos në fushën kulturore. Instituti "Konfuci" që ka krijuar degë të ndryshme në mbarë botën, po shpërfaq magjinë e kulturës kineze në vende e rajone të ndryshme të globit.

"Unë quhem Ivana. Unë di nga "Pjesët e zgjedhura të Konfucit" një thënie: 'Gabimi i vërtetë është të mos ndreqësh gabimin e bërë'. Më pëlqejnë filmat dhe këngët kineze. Më pëlqejnë më shumë këngët 'Krahu i zi' dhe 'Parfumi'".

Vala e mësimit të kinezishtes është përhapur në mbarë Europën Qendrore e Lindore, ku gjithnjë e më shumë të rinj kanë filluar ta mësojnë atë e po shfaqin interes për kulturën kineze. Deri tani janë krijuar 23 degë të Institutit "Konfuci" në 12 vende të Europës Qendrore e Lindore, si Poloni, Çeki, Serbi, Rumani, Sllovaki, Hungari etj.

Drejtori i palës kineze i degës së Institutit "Konfuci" në Universitetin e Beogradit Chen Yudong thotë:

"Përveç mësimdhënies së gjuhës, Instituti 'Konfuci' organizon edhe veprimtari të shumëllojshme kulturore për t'i ndihmuar vendësit të njohin më mirë kulturën tradicionale kineze, duke përfshirë kuzhinën, artin, historinë dhe doket e zakonet popullore. Ndërkohë, studentët mund të njohin edhe pamjen e Kinës moderne nëpërmjet mësueve të tyre të rinj."

Përveç Institutit "Konfuci", ka edhe shumë artistë që po japin ndihmesë për forcimin e mirëkuptimit dhe të miqësisë midis popullit kinez dhe popujve të Europës Qendrore e Lindore, si pianistët Lang Lang, Li Yundi e Maksim Mrvica, aktori Veli Mir Bata Zivojnovic, ansamble të ndryshme kombëtare, ose qoftë edhe artistë të thjeshtë. Shkëmbime të tilla kulturore-artistike luajnë një rol aktiv në nxitjen e njohjes së kulturës, botëkuptimit e vlerave të njëri-tjetrit.

Bashkëpunimi Kinë-Europë Qendrore e Lindore ka potenciale të mëdha. Siç u shpreh kryeministri Wen në samitin e Varshavës, marrëdhëniet miqësore dypalëshe ndodhen para mundësive të mira për zhvillim të vrullshëm. Të dyja palët do të bashkëveprojnë për të ecur në rrugën drejt një të ardhmeje të re.

(Çan Jean/Artani)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China