PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Po ecim në një rrugë më të gjerë bashkëpunimi"
2012-10-02 18:46:39 CRI komenti juaj Printoni

"Po të jetojmë me ëndrra, shpirt lirie, vullnet të fortë dhe ndershmëri, do të arrijmë mrekulli." Në prillin e sivjetshëm kryeministri kinez Wen Jiaobao e mbylli me këto fjalë të shkencëtares franko-polake Mari Kyri fjalimin e vet në Forumin Ekonomiko-Tregtar Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore të zhvilluar në Varshavë, duke hapur kështu një faqe të re të bashkëpunimit të Kinës me vendet e tjera pjesëmarrëse në forum.

Në dhjetë vjetët e fundit, në bazë të respektit, besimit, mirëkuptimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë thelluar pandërprerë miqësinë tradicionale dhe kanë shtuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Marrëveshjet e arritura në takimin e Varshavës janë në realizim të sipër. Hapi i parë është krijimi i Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore. Krijimi i këtij mekanizmi do të shërbejë si një platformë e re për thellimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, kulturore, turistike, arsimore, të investimeve etj.

"Tani përfaqësuesi i kompanisë së Bosnjë-Herecegovinës 'EFT Stanari' dhe ai i Bankës Kombëtare të Zhvillimit të Kinës do të nënshkruajnë marrëveshjen e dhënies së një kredie 350 milionë euro për ndërtimin e termocentralit të Stanarit me një kapacitet 300 mijë kilovatë".

Më 6 shtator kur u krijua zyrtarisht Sekretariati i Bashkëpunimit, filloi gjithashtu edhe livrimi i 10 miliardë dollarëve kredi të posaçme të qeverisë kineze për vendet e Europës Qendrore e Lindore. Termocentrali i sipërpërmendur është pikërisht vepra e parë ku po përdoret ky fond. Lidhur me këtë, ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Kinë Amel Kovaceviç thotë:

"Realizimi i këtij projekti do të forcojë bashkëpunimin midis kompanive kineze të energjetikës, institucioneve financiare dhe investitorëve të të dypalëve, duke forcuar edhe besimin dhe njohjen e investorëve me situatën reale financiare të rajonit tonë."

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit edhe tregtia midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka qenë frytdhënëse. Në vitin 2001 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe ishte vetëm 4.3 miliardë dollarë amerikanë, kurse vjet kjo shifër arriti në 52.9 miliardë dollarë, me një rritje mesatare vjetore 27.6 %. Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore mund të plotësojnë nevojat e njëra-tjetrës nga ana ekonomike. Për shembull, vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë mundësi të mëdha në tregun e infrastrukturës, të teknologjisë së re dhe të lartë, të ekonomisë së gjelbër etj., fusha ku Kina ka epërsi të dukshme në teknologji, fonde dhe pajisje.

"I mbajmë kontaktet nëpërmjet postës elektronike. Deri tani bashkëpunimi ynë ka ecur mbarë." Kështu thotë z. Shi Xin, zv.drejtor i Institutit të Turbomakinerive dhe të Turbokompresimit pranë Universitetit të Teknologjisë të Pekinit. Z. Shi është edhe përgjegjës i një projekti bashkëpunimi kino-serb për ngritjen e efektivitetit të motorit me djegie të brendshme nëpërmjet bymimit dhe ftohjes së ajrit në turbokompresor. Në vitin 2010, kur Ministria e Teknologjisë e Kinës publikoi njoftimin për pranimin e projekteve të bashkëpunimit në nivel qeveritar me Serbinë, z. Shi i dërgoi një e-mail Fakultetit të Makinerive të Universitetit të Beogradit.

"Kam lexuar në revista për studimet përkatëse të Fakultetit të Makinerive të Universitetit të Beogradit. Prandaj, pasi mësova pwr njoftimin, më shkoi ndër mend bashkëpunimi me Universitetin e Beogradit. E-maili im gjeti përgjigje entuziaste nga pala serbe. Pas kontakteve të shpeshta dhe përgatitjeve të shumta, në prillin e sivjetshëm ky projekt kaloi vlerësimin strategjik të Ministrisë së Teknologjisë të Kinës."

Si Universiteti i Teknologjisë i Pekinit, dhjetë vjetët e fundit edhe institucionet e tjera kërkimore-shkencore kineze po zgjerojnë bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore e Lindore. Janë shtuar gjithashtu edhe projektet e bashkëpunimit tekniko-shkencor, si gjurmuesi me rreze infra të kuqe, testi i kundërtrupave të vaksinave, mbrojtja e bimëve në shkretëtira, pajisjet e kontrollit doganor etj. Fushat e bashkëpunimit shtrihen nga shkenca e teknologjia deri në teknikat bujqësore, mjekësore, të mbjelljes, të manifakturës etj., duke përsosur vazhdimisht përmbajtjen konkrete të bashkëpunimit dypalësh.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China