PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat për aeroplanmbajtësen Liaoning
2012-11-30 18:45:38 CRI komenti juaj Printoni

Reforma financiare në Wenzhou

Në qytetin Wenzhou, kryeqendra e ekonomisë private të Kinës, po zbatohet reforma e përgjithshme financiare, që i ka hapur rrugë grumbullimit të fondeve popullore.

Në vitin 2011, duke u ndikuar nga kriza financiare botërore dhe kriza europiane e borxheve, aftësia e konsumit të tregut perëndimor u trondit, duke shkaktuar vështirësi në eksportet nga qyteti Wenzhou. Kjo pati pasoja negative në bizneset vendase. Përveç këtyre, për arsye se parashikimi për inflacionin e Kinës u përkeqësua, shumë banka frenuan dhënien e kredive. Si rrjedhojë, shumë kompani u privuan nga kreditë dhe u detyruan të merrnin fonde nëpërmjet kanaleve popullore, të cilët janë me përqindje të lartë. Pas kësaj situate, shumë ndërmarrje falimentuan. Këto zhvillime tërhoqën vëmendjen e ekspertëve dhe opinionit publik.

Faktikisht në qytetitn Wenzhou, nga njëra anë, shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme përballen me vështirësi në grumbullimin e fondeve. Nga ana tjetër, banorët kanë fonde të shumta. Por kanalet e investimeve janë të kufizuara, prandaj ka lindur kredia popullore. Për të ngushtuar hendekun e madh midis fondeve popullore dhe grupeve ekonomike, qeveria nxorri 12 rregulla, të cilat janë thelbi i reformës financiare të kësaj here.

Studiuesi i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës, Hou Ruoshi thotë se rregullat përmbajnë masa praktike në nxitjen e pjesmarrjes së fondeve popullore në reformën e strukturës financiare lokale. Sipas tij, kjo ka rëndësi të madhe për reformën e tregut financiar të Kinës, por mbikqyrja është kyç për zbatimin e këtyre rregullave. Ai vuri në dukje se institucionet financiare popullore janë të shpërndara, prandaj mbikqyrja është e vështirë. Mënyra se si do të kontrollohen këto institucione të vogla financiare do të një nga çështjet kryesore gjatë zbatimit të 12 direktivave të reformës financiare. (Vera/ Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China