PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat për aeroplanmbajtësen Liaoning
2012-11-30 18:45:38 CRI komenti juaj Printoni

Mediat për aeroplanmbajtësen Liaoning

Aeroplanmbajtësja e parë e Kinës Lianing u vu në përdorim dhe deri më tani janë kryer qindra teste të rëndësishme, përfshirë edhe avionin luftarak nr.15 të projektuar dhe prodhuar nga Kina. Avioni ishte pjesë e testeve të fluturimit, sidomos për procesin e ngritjen nga pisza dhe uljes në të, pasi kjo konsiderohet si një detyrë e vështirë. Ndaj ky lajm ka tërhequr vëmendjen e botës.

Sipas gazetës amerikane"The Wall Street Journal", suksesi i provës së avionit tregoi se aeroplanmbajtësja e Kinës është në gjendje për të kryer funksione të ndryshme. Kjo është hera e parë që Pekini vërtetoi se ka përvetësuar teknika të ndërlikuara të aeroplanmbajtëses. Gazeta amerikane "Wired" u shpreh se ngritja dhe ulja e aeroplanit mund të konsiderohet si nisja e një epoke të re për marinën kineze.

Mediat franceze komentuan se nga testet e avionit të aeroplanmbajtëses Liaoning mund të parashikohet se në të ardhmen mund të zhvillohen stërvitje ushtarake në aeroplanmbajtëse. Kjo do të shpejtojë hapat e modernizimit të marinës dhe se Kina do të çojë në një nivel të ri kontrollin e detit.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China