PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rekomandohet statusi i kandidatit për Shqipërinë
2012-10-16 16:44:48 CRI komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut e SHBA-ja zgjerojnë rrezen e lëshimit të raketave

Koreja e Jugut deklaroi se se ka arritur një marrëveshje me SHBA-në, sipas të cilës, rrezja maksimale e raketave së Koresë së Jugut do të zgjerohet nga 300 kilometra në 800 kilometra. Kështu përveç Koresë së Veriut në sferën e goditjes u përfshinë edhe Kina, Japonia, një pjesë e Rusisë. Analistët shqetësohen se ky veprim jo vetëm do të acarojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut, por do të shqetësojë edhe vendet përreth, duke acaruar garën e armatimit në Azinë veriore dhe lindore.Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë nënshkruar në vitin 1979 marrëveshjen kornizë të raketave koreano jugore-amerikane, dokument që u u rishkrua sërish në vitin 2001. Sipas marrëveshjes, si aleate e SHBA-së, Koreja e Jugut nuk mund të zbulojë ose përvetësojë raketa balistike me rreze veprimi prej 300 kilometrash dhe mbi peshën 500 kilogram. Vitet e fundit, me zhvillimin e pandërprerë të raketave të Koresë së Veriut, opinioni publik është i mendimit se kjo marrëveshje ka frenuar përpjekjet e një vendi sovran për mbrojtjen e tij. Prandaj, që nga shtatori i vitit 2010, qeveria e Koresë së Jugut dërgoi një grup pune të zhvillojë bisedime me palën amerikane, dhe arritën më në fund marrëveshjen e sipërpërmendur.

Shumë media perëndimore si Reuters, BBC, etj. vunë në dukje se zgjerimi i rrezes së veprimit të raketave të Koresë së Jugut do të shqetësojë vendet fqinje si dhe do të sjellë forcimin e garës së armatimit. Sipas mediave, kjo jo vetëm nuk është në favor të sigurisë së Koresë së Jugut, por edhe do të shtojë ndikimin negativ mbi gjendjen e sigurisë të Azisë.

Për shqetësimet, Uashingtoni dhe Seuli dhanë menjëherë shpjegime të tyre. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhej Kerni ritheksoi se ndryshimi i rrezes bëhet përballë kërcënimeve të Koresë së Veriut. Edhe pala koreanojugore u shpreh se qëllimi kryesor i ndryshimit është për të përballuar sfidën ushtarake të Koresë së Veriut.

Por Koreja e Veriut nuk mendon kështu. Zëdhënësi i Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut tha se faktet tregojnë se informacionet e dhëna më parë nga SHBA-ja për Korenë së Veriut janë të pavërteta dhe hipokrizi. Ai theksoi gjithashtu se Koreja e Veriut ka aftësitë e saja për të goditur SHBA-në, duke kërceënuar se Peniani është i gatshëm për luftë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se Pekini nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e situatës në gadishullit korean si dhe shpreson që palët do të ruajnë gjakftohtësinë. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë u shpreh se Moska nuk mbëeshtet zgjerimin e rrezes së veprimit të raketeës dhe shpreson se mënyra e vetme në zgjidhjen e krizës në Gadishullit Korean është rinisja e bisedimeve gjashtëpalëshe dhe jo aktivitetet ushtrarake. (Vera/ Ardi Pulaj)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China