Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule i rekomandoi të mërkurën Këshillit Europian dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian në të ardhmen.
Gjatë prezantimit të progres-raportit për Shqipërinë, Fyle theksoi se vendi ka bërë progres domethënës në përmbushjen e disa prej reformave thelbësore politike, por kërkohet ende punë për realizimin e të gjitha kritereve të domosdoshme, veçanërisht në reformën e sistemit gjyqësor, atë parlamentare, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një tjetër kusht është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm.
Gjithsesi, do të jenë vendet anëtare të BE-së të cilat do të vlerësojnë në dhjetor rekomandimin e Komisionit dhe më pas do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi me analistin politik nga Tirana, Alfred Lela pas rekomandimit të Brukselit për Shqipërinë.