Kina dhe Rusia filluan të organizojnë vitin turistik me prezantimin e burimeve turistike dhe kulturore të njëra-tjetërs. Kryetarja e Komitetit të Dumës ruse, Matvijenk është e mendimit se viti i turizmit kino-rus do të nxisë jo vetëm bashkëpunimin kulturor dypalësh, por do të ndihmojë edhe në zhvillimin ekonomik.
Aktualisht janë 2 milionë e 400 mijë turistë rusë në Kinë, kurse vetëm 850 mijë në Rusi, kështu që mirëpresim më shumë miq kinezë të vijnë në Rusi për turizëm. Kjo do të thellojë më tej marrëdhëniet miqësore.
Si Rusia, shumë vende po presin zhvillimin ekonomik nëpërmjet turizmit. Sidomos vendet e Europës Lindore, që turizmin e kanë shtyllë për mbledhjen e të ardhurave. Kroacia, Çekia, Hungaria janë vende për pushimet tradicionale të europianëve, por sivejt duke u ndikuar nga kriza e borxheve, numri i turistëve evropianë u pakësua shumë. Për të shmangur boshllëkun e krijuar në sektorin turistik, qeveritë e vendeve të ndryshme të Europës Lindore i kanë kushtuar vëmendje prezantimit tregun e Azisë, sidomos në Kinë, thotë këshilltari për turizmin i ambasadës hungareze Robert Vertes.
Objektivi ynë është që numri i turistëve kinezë në Hungari të arrijë në vendin e parë, ndër vendet e Azisë. Aktualsiht Japonia radhitet në vendin e parë. Shpresojmë se në vitin 2012 Kina do t'ia kalojë.
Hotelet e Hungarisë dhe agjencitë bashkëpunojnë aktivisht me Drejtorinë e Turizmit, duke nxjerrë në veçoritë për tregun e Kinës. Përfaqësuesja e ambasadës së Kinës në Hungari, Zheng Wei, konfirmon një gjë të tillë.
Shumë hotele dhe restorante kanë marrë përkthyes të gjuhës kineze dhe bashkëpunojnë me qeverinë.
Në kohën kur Rusia dhe vendet e Europës Lindore po prezantojnë ofertat e tyre të turizmit, edhe Kina po inkurajon shtetasit e saj të udhëtojnë jashtë shtetit. Në vitin 2011, numri i turistëve kinezë jashtë vendit kaloi 70 milionët, duke u bërë forca kryesore në nxitjen e rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit të shumë vendeve dhe të rajoneve. Sipas statistikave, përqindja e kontributit të Kinës për tregun turistik ndërkombëtar arriti në 7.2%. Kohët e fundit drejtori i Drejtorisë së Turizmit të Kinës Shao Qiwei u shpreh se duke u përballur me prirjen e zgjerimit të pandërprerë të defiçitit të Kinës dhe ndikimin e thellë të krizës financiare ndërkombëtare, qeveria kineze nuk do të ndryshojë politikat për inkurajimin e udhëtimeve të shtetasve të saj jashtë vendit.
Në prill të këtij viti, kryeministri i Kinës Wen Jiabao u takua në Poloni me liderë të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe bëri thirrje që të krijohet aleanca për nxitjen e turizmit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, e cila ka për qëllim që të forcojë zhvillimin turistik dhe të diskutojnë për vendosjen e më shumë linjave të drejtpërdrejta ajrore. Nëndrejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë, pranë drejtorisë së Përgjithshme Turistike të Kinës, Zhang Xinhong tha se sipas planit në nëntorin e këtij viti do të organizohet në Shangai gjatë panairit të turizmit ndërkombëtar një takim i posaçëm për prezantimin e ofertave turistike të Europës Qendrore dhe Lindore.
Ne mirëpresim pjesëmarrësit e panairit që të prezantojnë ofertat turistike të Europës Qendrore dhe Lindore, për të njohur më shumë këtë pjesë dhe që të mundësojmë që procedurat të jenë të thjeshta.
Gjatë viteve të kaluara, sipas statistikave për Rusinë dhe Europën Qendrore dhe Lindore, turistët shkuan më shumë në Çeki, Poloni, Hungari dhe Kroaci, vendet që kanë pasur prezantim më aktiv. Potenciali i turistëve kinezë në tregun e Rusisë dhe të Europës Qendrore dhe Lindore është më i madh. Deri tani ende nuk ka në Rusi një agjenci të posaçme turistike dhe ofertat turistike të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore janë të shpërndara. Lidhur me këtë, ambasadori i Kroacisë në Kinë Ante Simoniç shrpeson se vendet përkatëse mund të lidhin pikat turistike të veta në një të vetme dhe t'u ofrojnë turistëve kinezë më shumë zgjedhje.
Disa vende mund të kenë një linjë të përbashkët dhe të plotë të turizmit/ Kështu turistët mund të vizitojnë më shumë vende. Për çdo vend, ky padyshim është një ndikim i madh dhe mund të favorizohen nga kjo.
Turistët që kanë qenë në Çeki, Poloni ose Hungari, kërkojnë më shumë oferta pasi dëshirojnë të shkojnë edhe në Shqipëri apo Rumani. Për brezin e personave që kanë lindur para viteve '70, filmat e vjetër klasikë të Europës Lindore janë një shtysë që ata të udhëtojnë në këto vende.
Nëse kam rast, dëshiroj shumë të shkoj, pasi kam parë shumë filma shqiptarë, si "I teti në bronz". Aktorët e filmit janë shumë të pashëm. Ndërkohë që duhet përmendur fakti se edhe filmat e Jugosllavisë së atëhershme ishin më të shumtë. (Vera/ Ardi Pulaj)