PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Udhëtimi i përbashkët
2012-09-26 21:01:07 CRI komenti juaj Printoni

Trajnerja 43 vjeçare e jogas, Shang Li është një dashamirëse e turizmit; gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo ka qenë në mbi 20 vende. Vitin e kaluar ajo vitizoi me disa miq Çekinë, Poloninë, Hungarinë, tre vende të Europës Qendrore, të cilat i pëlqyen shumë.

Praga është një vend romantik. Milan Kundera ka shkruar për të. Edhe Kafka është prej andej.

Kinezët i njohin Poloninë, Çekinë dhe Hungarinë nëpërmjet veprave letrare. Vitet e fundit me zhvillimin e turizmit për në këto vende, kinezët po i njohin më shumë.

Për Shang Li, pamjet e këtyre tre vendeve nuk kanë dallime të dukshme me vendet e tjera të Europës, por secili prej tyre ka karakteristikat e veçanta kulturore.

Çekia është një vend i lashtë, sidomos ndërtesat e Çekisë. Atje kudo mund të gjeni salla koncertesh. Kjo më ka bërë përshtypje shumë. Në orën 6 ose 7 të mbrëmjes njerëzit shkojnë në sallat e koncerteve. Në Varshavë të Polonisë mjedisi është shumë i mirë, sepse qyteti u rindërtua pas luftës, prandaj edhe qendra është shumë e madhe, si në Pekin. Në Hungari, treni elektrik kalon nën tingujt muzikorë.

Shang Li është një prej turistëve kinezë që shkuan vitet e fundit në Europën Lindore. Pasi këto shtete u bënë destinacione kryesore, tregu turistik i Europës Lindore po bëhet edhe më popullor te kinezët.

Sipas statistikave të fundit të organeve përkatëse të Kinës, në vitin 2011, numri i turistëve të Kinës në Çeki ka arritur afro në 100 mijë, dhe po shtohet me 30% në vit. Turistët kinezë në Hungari kanë arritur në 80 mijë, duke u shtuar me 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sivjet, nga janari deri në qershor, turistët kinezë në Kroaci arritën në 14 mijë duke u shtuar me 59.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011.

Agjencitë turistike të Kinës i kanë verifikuar të gjitha këto. Agjencia Hong Da e Pekinit filloi të menaxhojë linjën e Europës Lindore nga viti 2003. Jia Pei, drejtorja e degës së Azisë dhe Europës ka qënë përgjegjëse për këtë.

Në fillim fare ishin vetëm destinacionet si Polonia, Çekia, Hungaria. Më vonë u shtuna edhe Rumania, Kroacia, Bullgaria, e më pas edhe Shqipëria, Serbia, etj. Në këtë fushë biznesi jonë po zgjerohet, pothuajse të gjitha vendet e Europës Lindore janë përfshirë, nga Rusia, Ukraina deri në gadishullin ballkanik. Ne këmbëngulim në këtë treg dhe grupet turistike po shtohen dita-ditës. Çdo vit mund të bëhen afro 100 grupe, mesatarisht mbi 10 turistë për një grup.

Jia Bei thotë se në të kaluarën shumë kinezë shkuan në Europën Lindore kryesisht për panaire apo biznes, kurse tani, grupet turistike janë të barbartë me ato tregtare.

Në kohën kur turistët kinezë janë burim për tregun e jashtëm turistik, tregu turistik i vetë Kinës po tërheq vëmendjen e turistëve rusë dhe të Europës Lindore. Kina është një nga vendet që interesohen më shumë turistët rusë, duke e bërë destinacionin e tretë më të madh turistik i Rusisë. HaiNan i Kinës është një destinacion shumë i njohur në Rusi.

Për turistët e Europës Lindore, ofertat e tregut turistik të Kinës janë të bollshme dhe tërheqese. Një gjë të tillë e konfirmon edhe përfaqësuesja e Drejtorisë së Turizmit të Sllovakisë, Eva Vuhajrova.

Për turistët sllovakë, çekë, polakë dhe hugarezë, Kina është një destinacion magjik turistik. Shumë agjenci turistike të Sllovakisë, të Çekisë dhe të vendeve të tjera kanë oferta për në Kinë, dhe numri po shtohet.

Shtimi i numrit të turistëve vjen nga rritja e shkëmbimeve midis Kinës dhe Rusisë si dhe vendeve të Europës Lindore. Çdo vit liderët kinezë vizitojnë Rusinë dhe vendet e Europës Lindore. Që nga viti 2006, Kina dhe Rusia zhvilluan me radhë në vende të ndryshme aktivitetet për "vitin kombëtar", me bashkëpunimin e shumë ndërmarrjeve që investojnë në Rusi dhe vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Në vitin 2004 u vendos linja e drejtpërdrejtë ajrore midis Kinës dhe Hungarisë. Në vitin 2012 u vendos linja e drejtpërdrejtë mes Pekinit dhe Varshavës.

Diplomati i Konsullatës së përgjithshme të Polonisë në Shangai, Andrzej Pieczonka është i mendimit se qytetet e bukura e me bazë të thellë kulturore janë arsyeja kryesore që tërheq shumë kinezët të investojnë në Poloni. Ndërkohë që shkëmbimet ekonomiko-tregtare dhe linja e drejtpërdrejtë ajrore ka shtuar numrin e turistëve.

Shumë kinezë bashkojnë biznesin me turizmin. Polonia është destinacion turistik ku janë organizuar edhe shumë panaire. Shumë tregtarë kinezë marrin pjesë, por njëkohësisht bëjnë edhe turizëm. Sivjet, kompania ajrore e Polonisë nisi fluturimet e posaçme dhe edhe pse nuk ka një numër të saktë, avionët gjithmonë janë plot.

Krijimi i sistemit të bashkëpunimit në fushën e turizmit midis Kinës dhe Rusisë dhe vendeve të Europës Lindore ka nxitur rritjen e turistëve në këto vende. Aktualisht Kina ka miratuar 140 vende dhe rajone si destinacione turistike për shtetasit kinezë. Prej tyre, duke përfshirë 15 janë në Rusi dhe Europën Lindore. Kjo konfirmohet edhe nga menaxherja Jai Pei e Agjencisë Turistike Hong Da.

Që nga ky vit, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria dhe vende të tjera kanë ofruar lejimin e shtetasve kinezë që kanë vizë Shengen, të cilët nuk duhet të kërkojnë vizë. Kështu, gadishulli ballkanik u bë një destinacion i ri turistik.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China