PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Open Data Albania"
2012-09-26 16:59:21 CRI komenti juaj Printoni

Autostradat kineze, falas gjatë festës

Dita e Hënës dha Dita Kombëtare po afrojnë dhe vendimi për kalimin falas të automjeteve në autostradat kombëtare po hyn në fuqi. Këtë javë pritet publikimi i vendimit në krahinat e ndryshme të Kinës, që bën të mundur që gjatë dy festave, autostradat, urat e tunelet mund të kalohen falas, pa pasur nevojë të paguhet taksa rrugore. Analistët thonë se kjo do të reduktojë shpenzimet e udhëtimit, do të nxisë njerëzit të udhëtojnë, gjë që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe të sektorëve të tjerë.

Rezultatet e sondazhit të publikuar nga Akademia e Turizmit të Kinës tregojnë se gjatë pushimeve, numri i kinezëve që do të udhëtojnë shkon deri në 87,9%, më lartë se niveli 58.3% i vitit të kaluar. 60% e të anketuarve thanë se ata vendosën të udhëtojnë me makinë, për shkak të heqjes së taksave rrugore.

Por teksa kinezët i gëzohen një vendimi të tillë, kompanitë që menaxhojnë autostradat nuk janë shumë të kënaqura. Shumë prej tyre janë të mendimit se detyrimi i kompanive nga qeveria që të heqin taksat rrugore, dëmton interesat e tyre. Për shkak të festave, trafiku rëndohet dhe vendimi për kalimin falas do të prekë padyshim kompanitë.

Qiao Xinsheng, drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Shoqërisë pranë Universitetit për Çështjet Juridike dhe të Financave tha se kalimi falas në autostrada gjatë festave të mëdha, është eksperimentale dhe qëllimi i saj është për të provuar aftësinë e kompanive që operojnë në autostrada, duke hedhur bazat për heqjen përfundimtare të pagesës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit të Kinës Hë Jianzhong tha se për të shpejtuar ndërtimin e autostradave, Kina ka ndërmarrë masat të ndryshme, duke përfshirë dhënien e kredive për të ndërtuar rrugët, domethënë të ndërtohet autostrada me kredi dhe ajo të kthehet nëpërmjet taksave të pagesës rrugore. Aktualisht, gjatësia e përgjithshme e autostradave të Kinës zë vendin e parë në botë, pothuajse sa rrugët që përshkojnë vendet evropiane. Numri i madh i autostradave jo vetëm që do të rrisë koston për përdoruesit, por do të shtyjë indirekt nivelin e çmimeve dhe kjo nuk është e favorshme për zhvillimin e industrisë së Kinës, si logjistika. Në qershor të vitit 2011, autoritetet kineze vendosën kontrolle për të shmangur shkeljet gjatë pagesave rrugore. Megjithatë, në mënyrë që të sigurohet se rregullat dhe masat po zbatohen, do të përsosen më tej planet e Ministrisë së Transportit, firmave të urave dhe të rrugëve dhe do të shtohet bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

Ekspertët sugjerojnë se për krahinat e ndryshme, në kohën kur zbatohet kalimi i lirë në autostrada gjatë festës, duhet të zgjidhin edhe dy probleme. Së pari, kompanitë operative të verifikojnë kapitalet e ndërmarrjeve të autostradave, të sigurohen fitime të arsyeshme me kushte paraprake që të veprojnë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse; Së dyti, të ndërmerret shtetëzimi i autostradave që të kthehet sistemi falas.

Strategjia kësaj here është si një test që duhet të kalojnë të gjitha kompanitë përkatëse. Nëse rezultatet nuk janë të kënaqshme nuk, kjo do të ndikojë direkt dhe do të ndërmerren reforma të mëtejshme. Banorët thonë se në këtë drejtim shpresojnë në marrjen e masave të duhura nga qeveria.

Debate pas vendimit për uljen e çmimit të biletave për pikat turistike

Komiteti i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës njoftoi se çmimi i biletave për atraksionet turistike do të ulej para pushimeve që po afrojnë. Deri më tani, rreth 80 provinca, rajonet autonome, e komuna që kanë zbatuar këtë vendim, duke i ulur çmimet mesatarisht me 37% dhe duke përfshirë 13 pika turistike falas, Por kjo shkaktoi mosmarrëveshje.

Kryesisht për dy arsye; së pari, ulja e çmimit është shumë e vogël dhe shumica e pikave turistike të njohura nuk përfshihen në këtë vendim. Së dyti, edhe pas uljes, çmimi i biletave për shumë pika turistike ende është i lartë.

Duke iu përgjigjur ankesave, nëndrejtori i Komitetit të Zhvillimit dhe të Reformës së vendit Wu Bo u shpreh se ulja kësaj here nuk është e vogël. Pikat turistike që përfshihen ndahen në dy kategori. Përveç 80 të publikuarave, më vonë do të shtohen edhe të tjera. Prej tyre, mbi 50 janë pikat më të njohura turistike të kategorisë 4 A.

Territori i Kinës është shumë i madh, pikat turistike janë të shumta, dhe ato të kategorisë A që do të ulin çmimet nuk arrijnë 10% e pikave në total. Ndaj pati ankesa se vendimi nuk është i duhuri. Anëtari i Koferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Xu Dingmao është i mendimit se përveç pikave turistike të kategorisë 4A, pikat e tjera nuk ka nevojë të ulin çmim, sepse nuk njihen nga turistë të huaj dhe pjesa kryesore e vizitorëve janë vendas.

Në krahasim me çmimin e biletave të pikave turistike të vendeve të ndryshme, ai i Kinës nuk është i ulët. Në mbi 50% të rasteve ka kaluar 100 juanë. Një studim tregon se çmimi i biletës llogaritet nëpërmjet proporcionit të të ardhurave për frymë mujore, në Japoni, Itali, është më pak se 1%, në Francë është vetëm 0.4%, ndërsa në pjesën kontinentale të Kinës kjo shifër ka arritur 7.6%. Nëse llogaritet në përputhje me standardin e 1%, çmimi duhet të jetë më pak se 20 juanë.

Ekspertët vunë në dukje se qeveria ka filluar një strategji të përshtatshme për uljen e çmimeve, por kjo nuk mund të jetë thjesht një formalitet, duke bërë që qytetarët të humbasin besimin në turizmin vendas. Si të shkohet më tej se simbolika e thjeshtë dheqytetarëve t'iu paraqiten oferta të volitshme, kjo është një çështje që duhet të mendohet seriozisht nga qeveria, shprehen analistët.(Vera/Ardi)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China