PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Open Data Albania"
2012-09-26 16:59:21 CRI komenti juaj Printoni

Në kohën e informacioneve të shumta, apo shifrave që vijnë nga institucione të ndryshme, mund të ndodhë që dikush të gjendet para tyre, duke vënë në duart në kokë dhe pa kuptuar asgjë. Sidomos për raste specifike, siç mund të jenë të dhënat ekonomike, të cilat shpeshherë duken mjaft të komplikuara për publikun dhe kërkojnë shpjegime apo interpretime të caktuara.

Përtej institucioneve përgjegjëse, si INSTAT, në Shqipëri funksionon edhe projekti "Open Data Albania", i cili është ndërmarrë nga Instituti i Shkencave. Bëhet fjalë për një nismë civile, të mbështetur nga Fondacioni për Shoqërinë e hapur.

Projekti synon që të mundësojë statistikat nga fusha të ndryshme si, arsimi, ekonomia, demografia, shkenca, drejtësia, turizmi dhe bujqësia.

Megjithëse ekziston një kornizë ligjore ekziszuese për lirinë dhe aksesin e informacionit, shpeshherë ka ndodhur që në praktikë ajo nuk është zbatuar. Prandaj, open.data.al synon që të mbushë këtë hendek.

Në përpjekjet për të rritur transparencën dhe stimuluar kontrollin demokratik dhe lirinë e të shprehurit, faqja në internet e "Open Data Albania" përqëndrohet kryesisht te prezantimi i informacionit në një mënyrë që të mund të përdoret më lehtë nga media.

Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi për këtë iniciativë me drejtoren ekzekutive, Aranita Brahaj.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China