Vritet ambasadori amerikan në Libi
Konsullata amerikane në qytetin më të madh të Libisë Lindore, Bengazi u sulmua në 11 shtator nga protestues anti-amerikanë. Si pasojë e sulmeve, ambasadori amerikan në Libi, Rees Stevens si dhe tre persona të tjerë të stafit të ambasadës u vranë. Mediat në mbarë botën i kushtuan vëmendje të veçantë këtij incidenti.
Protestuesit u mblodhën jashtë konsullatës së Shteteve të Bashkuara për të protestuar ndaj një filmi amerikan, për të cilin thonë se ofendon profetin Muhamed. Personat e armatosur hynë pastaj në konsullatë duke u përleshur me rojet e sigurisë. Më pas ambasadori dhe zyrtarët u vranë. Ai kishte mbërritur në Libi para më pak se katër muajsh.
Presidenti amerikan Barak Obama dënoi sulmet e demonstruesve libianë si dhe bëri thirrje për forcimin e sigurisë të ambasadave të SHBA-së në mbarë botën. Libia kërkoi ndjesë për incidentin dhe shprehu keqardhjen.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha në një fjalim të mbajtur për këtë incident, se shumë amerikanë sot janë duke kërkuar, në fakt, edhe unë kam pyetur veten, se si ka ndodhur kjo gjë? Se si kjo të ndodhë në një vend që e kemi ndihmuar të çlirohet?
Televizioni shtetëror libian njoftoi se sulmet ndaj konsullatës dhe vrasja e ambasadorit amerikan, është një njollë e zezë për imazhin e Libisë, dhe se vendi shpreh keqardhjen për këtë incident.
Mediat amerikane thanë se arsyeja e sulmit ishte një film amerikan që konsiderohej si një fyerje ndaj myslimanëve, por kjo mbetet ende një spekullim i radikalëve myslimane. Në faqen e internetit të revistës "Times" në Shtetet e Bashkuara thuhej se për ngjarjen ka pasur shenja që në fillim. Kjo pasi pas revolucionit, në Bengazi protestat u bënë një traditë, pavarësisht se për çfarë zhvilloheshin: kundër korrupsionit, kundër qeverisë së përkohshme, kundër Perëndimit, etj. Protestat vazhdojnë dhe njerëzit kanë të gjitha arsye për të zhvilluar demonstrata. Gjatë këtij viti, sulme të ngjashme kanë ndodhur shpesh.
"Daily Telegraph" komentoi se incidenti i kësaj here tregon dukshëm se aktualisht Libia përballet me dy sfida; njëra është ringritja e forcave të sigurimit, strukturë që u shkatërrua më parë dhe konfliktet mes islamit dhe qasjes liberale të Perëndimit. (Vera/ Ardi Pulaj)