Zjarret në Shqipëri
Shqipëria u përfshi këtë verë nga flakët e zjarrit, që u evidentuan pothuajse në të gjitha qarqet e vendit.
Javët e fundit, flakët e zjarrit në rajone të ndryshme të Shqipërisë dogjën territore pyjesh, kullota, masivë me drurë frutorë, ullishte deri dhe traversat e hekurudhave.
Ekspertët e cilësuan situatën si mjaft të rëndë.
Për shuarjen e zjarreve u mobilizuan përveç ekipeve të zjarrfikëseve, shërbimit pyjor dhe banorëve edhe rreth 700 forca të ushtrisë. Gjithashtu u përfshinë edhe helikopterë nga Turqia dhe Sllovenia. Ndërkohë që pati edhe arrestime të disa personave për zjarrvënie të qëllimshme.
Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, bisedoi me zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Leonard Olli.