Reformë për shpërndarjen e të ardhurave
Aktualisht Kina ndodhet në një periudhë kyçe të zhvillimit të ekonomisë, ndaj reforma po hyn gradulisht në fazën përfundimtare. Kur bëhet fjalë për problemin e shpërndarjes së të ardhurave shoqërore, barazia është gjithmonë në fokusin e opinionit publik.
Edhe kryeministri i Kinës Wen Jiabao ka deklaruar se barazia e shpërndarjes së të ardhurave është baza e qendrueshmërisë së shoqërisë.
Kina është një nga vendet e botës me dallimet më të mëdha, sa i takon pasurisë.
Të dhënat tregojnë se hendeku mes personave me të ardhura më të larta dhe atyre me të ardhura më të ulta është rritur nga 7.3 herë në 23 herë. Pabarazia e shpërndarjes së të ardhurave po bëhet një problem gjithnjë e më i madh për qeverinë kineze.
Ekonomistët janë të mendimit se një sistem i barabartë i vërtetë është mënyra më e mirë për zgjidhen e këtij problemi. Por në fazën aktuale të Kinës, për pjesën dërrmuese të shoqërisë pabarazi nuk është fakti se shumë njerëz kanë të ardhura të larta, por nëse këto të ardhura vijnë nga postet e tyre dhe jo nga ajo që meritojnë. Gjithashtu, pavarësisht se çfarë reforme do të ndërmerret, vetëm nëse i sjellë përfitime qytetarëve, atëherë do të mund të konsiderohet një reformë e suksesshme.