Bukuroshja shqiptare Floriana Garo ishte në Kinë, ku këtë vit u zhvillua spektakli i bukurisë "Miss World", i cili u fitua nga kinezja, Yu Wenxia.
Organizatorët zgjodhën Ordosin e Mongolisë së Brendshme të Kinës për të mbledhur sëbashku vajzat më të bukura të 116 vendeve të ndryshme të botës për të konkurruar në këtë spektakël.
Floriana Garo, që aktualisht është një ikonë e ekraneve televizive në Shqipëri, përfaqësoi vendin e saj në "Miss World 2012″.
Në një intervistë për gazetarin e Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, Floriana Garo, tregon për eksperiencën e saj në Ordos të Mongolisë së Brendshme, për konkurrencën mes vajzave nga i gjithë globi në spektaklin "Miss World 2012", vizitat në pjesë të ndryshme të Kinës, përfshirë edhe Shangain dhe ndjesinë që i dha përfaqësimi i vendit të saj në këtë spektakël.